Virologu gjerman: Jo vetëm valë të dytë, por do të ketë edhe valë të tretë të Coronavirusit

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Virologu gjerman Hendrik Streck beson se do të ketë  valë të dytë dhe të tretë të infeksionit covid-19 dhe se shoqëria duhet të mësohet të jetojë me koronavirusin.

Në të ardhmen e afërt, ai nuk sheh përparim në zhvillimin e vaksinës, pavarësisht faktit se një numër i madh njerëzish janë të përfshirë në kërkime në të gjithë botën.

Streck nuk është i bindur në rezultatet e deritanishme në zhvillimin e një vaksine ose ilaçi. Prandaj, thotë ai, shoqëria duhet të jetojë me koronavirusin, transmeton Reporteri.

“Ne duhet të pajtohemi me atë dhe të bëjmë sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo do të thotë se do të kemi lëkundje të vazhdueshme, gjë që tashmë po ndodh”, shpjegoi një nga virologët kryesorë të Gjermanisë.

Të ngjashme