Virtus Entella, klubi që ende nuk e di në cilën ligë do të luajë

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Të martën në mëngjes Gabriel Cleur dhe pjesa tjetër e lojtarëve të Virtus Entellas, trajnerëve dhe stafit do të nisen në një udhëtim që duket se është si mundësi e fundit.

Në fund të rrugës 470 kilometërshe nga Chiavari deri në Romë, ata do të zbarkojnë para selisë së Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC) dhe nuk do të largohen nga aty derisa të marrin disa përgjigje, shkruan sot Koha Ditore.

Po planifikojnë një formë proteste ulur dhe kjo ankesë e tyre vetëm tregon për rrëmujën në të cilën gjenden ligat më të ulëta të futbollit italian. Shumë mund të pyesin se a nuk kanë lojtarët e Entellas një ligë ku të luajnë.

“Kurrë në jetën time nuk kam qenë i përfshirë direkt në situatë të tillë”, ka deklaruar Cleur, një mbrojtës anësor 20-vjeçar nga Australia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme