Virusi kinez, ndërtohet brenda 6 ditësh spitali me 1000 shtretër për të sëmurët

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Një spital i ri është duke u ndërtuar në Wuhan, qyteti me 11 milion banorë epiqendra e koronavirusit të ri që shpërtheu në Kinë.

Objekti, i cili do të jetë gati në vetëm 10 ditë, do të jetë në gjendje të strehojë një mijë pacientë.

Ky është qëllimi i autoriteteve kineze, të cilët më 24 janar 2020 filluan punën për ndërtimin e ndërtesës së re në kohë rekord.

Imazhet e transmetuara nga televizioni tregojnë dhjetëra buldozerë të angazhuar në përgatitjen e terrenit mbi të cilin do të ndërtohet spitali i ri 25,000 metër katror.

Agjensia e lajmeve Xinhua raporton se hapja e objektit të ri është caktuar për 3 shkurt, ndoshta edhe më herët.

Sipas inxhinierëve të projektit, të cituar nga ‘South China Morning Post’, koha e përfundimit të spitalit mund të shkurtohet në gjashtë ditë.

Një vizitë inspektimi e objektit është planifikuar për javën e ardhshme. Një nga hipotezat në studim është se virusi misterioz si pneumonia kaloi te njerëzit nga gjarpërinjtë, të cilët konsumohen në Kinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme