Virusi që po përhapet tek fëmijët në Kosovë, kërkohet kujdes për higjienën

Prishtinë | 20 Nën 2021 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

Vetëm gjatë nëntorit 15 raste janë paraqitur në Klinikën e Pediatrisë në QKUK për kontroll nga infektimi me virusin Coxsackie.

Drejtoresha e kësaj klinike, Violeta Grajçevci thotë se simptomat e këtij virusi si pikat e kuqe në duar, këmbë e gojë, kanë shkaktuar panik tek prindërit, por që situata është stabile.

Grajçevci tregon se ky virus prek moshat nga një deri pesë vjeç, kryesisht periudhën e vjeshtës dhe dimrit.

Por, si masë parandaluese, ajo thotë se prindërit duhet të tregojnë kujdes të shtuar të higjienës së fëmijëve.

Pjesa dërrmuese e fëmijëve e kalojnë lehtë brenda 8 deri 10 ditë, ndërsa në raste të rralla kalohet në infeksion sekondar për çka përdoren antibiotik./topchannel

Të ngjashme