Viti 2023 po del të jetë një vit i statistikave të zeza. Nga 1 janari deri më sot, 20 shtator 2023, janë shënuar 22 vrasje, duke i tejkaluar tashmë statistikat për 12 muajt e vitit të kaluar.
Bazuar në të dhënat statistikore të Policisë së Kosovës, në Kosovë për periudhën janar-shtator të këtij viti janë kryer 22 vrasje, ku 12 prej tyre janë cilësuar si vrasje e rëndë.
Të dhënat e Policisë së Kosovës në raport me vrasjet që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe kohore në Kosovë janë pothuajse të barabarta në raport me gjithë vitin 2022.
Për 12 muajt e vitit të kaluar në Kosovë janë kryer gjithsej 21 vrasje, kur 14 prej tyre janë konsideruar si vrasje e rëndë.