Viti i Ri, rreth 70 për qind e personelit të Policisë të angazhuar për siguri të qytetarëve

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 12:32 | Nga Pranvera Behluli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës ka përgatitur planin operativ për festën e vitit të ri. Diku rreth 70 për qind e personelit të Policisë së Kosovës janë të angazhuar për të ofruar siguri për qytetarët .

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në një intervistë për Ekonomia Online tha se në natën e ndërrimit të motmoteve janë të angazhuara edhe njësitë e reagimit të shpejtë, njësitë speciale apo edhe njësi të tjera.

“Shumica e kapaciteteve të Policisë së Kosovës do të jenë të angazhuar meqenëse ne mbulojmë tërë Kosovën duke filluar nga stacionet policore, nënstacionet anë e mbanë vendit. Përveç detyrave rutinore që i kemi të cilat i kryejnë stacionet policore, kemi edhe angazhime të njësive të reagimit të shpejtë, qoftë të njësive speciale apo njësive tjera dhe mund të them që kapacitetet e policisë së Kosovës të angazhuara në ofrimin e sigurisë për këto festa do të jetë diku 65 për qind apo 70 për qind të personelit të Policisë së Kosovës”, tha Qalaj për Ekonomia Online.

Ai tha se në tre vjetët e fundit vërehet një trend i zvogëlimit të përdorimit të mjeteve piroteknike në tërë Kosovën.

Qalaj i ka bërë apel qytetarëve të Kosovës që të jenë sa më të kujdesshëm në përdorimin e këtyre mjeteve dhe mos t’i lejojnë fëmijët që t’i përdorin ato.

“Dy tri vitet e fundit vërehet një tendencë, një trend i zvogëlimit të përdorimit të mjeteve piroteknike nga qytetarët anë e mbanë vendit. Po e shoh se këtë vit kemi shumë më pak përdorues, deri më tash së paku, kanë kontribuuar shumë edhe mediet, fushatat e ndryshme dhe disa vendime të kuvendeve komunale të cilat kanë ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike në mënyrë të pakontrolluar. Konsideroj që është nata e vitit të ri, jam i sigurt që do të përdoren sonte mirëpo apeli jonë kishte me qenë që qytetarët të jenë sa më të kujdesshëm në përdorimin e mjeteve piroteknike dhe atëherë kur të përdorin mos t’i lejojnë fëmijët që mos të lëndohen nga përdorimi i tyre”, ka thënë Qalaj për Ekonomia Online.

Të ngjashme