Vitia e pranon se kishte afera me barna në kohë pandemie

Prishtinë | 31 Maj 2020 | 19:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Monistri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar sot në një konferencë për gazetarë shkrimet e mediave se në kohë pandemie Ministria e Shëndetësisë ka pasur afera të dyshimta korruptive me çmimet e larta të barërave në kohë pandemie ku kjo ministri ka blerë barna me çmime shumë të larta.

Vitia, i pyetur nga Ekonomia Online, tha se është i njoftuar që tenderët e Ministrisë që ka drejtuar tanimë kanë shkuar në Prokurori dhe do të hetohen.

Ministri Vitia duke justifikuar çmimet e larta të barnave që i kanë blerë fajin ua hodhi operatorëve ekonomikë në treg.

Ministri në detyrë Arben Vitia ka thënë se në fillim të pandemisë rezervat  sa i përket shëndetësisë kanë qenë zero

Ndërsa Vitia tha se dhe takimi ka qenë me operatorë ekonomik që më këtë situatë të vështirë mos të abuzojmë me qmime dhe po të njëjtit do të dërgohen në prokurori dhe do të hetohen dhe i kemi bërë ftesë njësisë ekonomike që të na ndihmojnë në këtë proces që të mos bëhen abuzime.

Poashtu Vitia ka kërkuar edhe auditim të brendshëm kanë qenë të mirpritura në ministri dhe secila gjetje do të dënohet.

Të ngjashme