Vitia: Është koha t’i tregojmë vlerat

Prishtinë | 24 Mar 2018 | 16:42 | Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Vitia u ka thënë aktivistëve të Vetëvendosjes se tani është koha që VV-ja të tregojë vlerat e vërteta, në një tubim të shtunën në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

“Ne duhet ta ndërtojmë Qendrën e Prishtinës, siç ka qenë më parë duke e luftuar aktivizmin në baza gjinore. Është detyra jone të aktivizojmë rininë tonë. Mos më shihni sikur koordinator, por sikur aktivist që është në shërbimin tuaj”, ka thënë ai, duke shtuar se “është koha t’i tregojmë vlerat”.

Në tubim ka marrë pjesë edhe kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ai ka deklaruar se aktivistët duhet të aktivizohen kundër pushtetarëve që vjedhin.

“Duhet ta forcojmë Vetëvendosjen si opozitë që ta kemi në pozitë. Këtu na duhet t’i aktivizojmë aktivistët tanë kundër këtyre pushtetarëve që po na vjedhin”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme