Vitia flet për fotografinë ku u pa duke thyer rregullat: Kanë qenë masa tjera, por kjo s’më shfajëson

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 17:51 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur rreth një fotografie të publikuar në medie ku ai shihet në një ambient të mbyllur duke mosrespektuar masat anti-Covid, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se ajo ka qenë në fund të marsit kur masat kanë qenë të tjera, por siç është shprehur ai, kjo nuk e shfajëson atë, duke bërë thirrje që të respektohen masat nga të gjithë.

“Nëse i referoni një fotografie që është publikuar së fundi është një ndej në fillim të marsit, ku kanë qenë masa tjera, por  kjo nuk më shfajëson mua, prandaj kërkoj që secili nga ne të respektohet, pasi është mënyra e vetme për ndaljen e virusit”, ka thënë Vitia në konferencën për medie kur është pyetur nëse ai ka thyer masat.

Me propozim të ministrisë së Shëndetësisë nga e mërkura kanë hyrë në fuqi masat e reja në të cilat është kufizuar orari i lëvizjes së qytetarëve, mbyllja e qendrave tregtare si dhe gastronomia mund të punojë vetë duke ofruar shërbime me vete për klientët.

Të ngjashme