Vitia kërkon nga qytetarët të mos zgjedhin vaksinën: Pritet të arrijnë edhe 150 mijë doza të AstraZeneca

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 15:59 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë thirrje që qytetarët e Kosovës të marrin vaksinën, pa zgjedhur cilën, duke u shprehur se si “AstraZeneca”, si ajo “Pfizer”, janë të sigurta, raporton Ekonomia Online.

“Mos bëni zgjedhje se cilën vaksinë ta merrni por merrni vaksinën që të sigurojmë shëndetin publik në vend. Ka shumë rëndësi që sa me shpejtë dhe sa më shumë të vaksinohemi”.

”Sot ka vazhduar furnizimi me barna për kujdesin parësor shëndetësor”.

”Kjo ka qenë një punë e gjatë dhe e palodhshme e administratës në Ministrinë e Shëndetësisë”.

”Në tremujorin e tretë në të cilën gjendemi nga kontrata bilaterale me Pfizer do të arrijë 622 mijë vaksina, ku një pjesë e tyre tanimë ka arritur gjatë muajve korrik dhe gusht”.

”Së shpejti presim edhe arritjen e mbi 450 dozave të Pfizer, nga COVAX pjesë e donacionit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Mbrëmë ashtu siç kemi paralajmëruar ka arritur kontingjenti prej 53 mijë vaksinave nga Pfizer nga kontrata e gjeneruar. Deri në fund të javës presim të arrijnë edhe 150 mijë doza tjera të AstraZenceas nga Gjermania”, ka thënë Vitia.

Sa i përket variantit Delta, Vitia tha se ky është virusi më agresiv dhe shpërndarës ku tashmë edhe kapacitetet janë mbushur.

“Ky është virusi me agresiv dhe mjaft shpërndarës e po ashtu mjaft ngjitës që mund të njeh ndonjëherë shkenca, ku ka ndikuar edhe tek shëndetësia jonë dhe mbushja e kapaciteteve. Këtë javë mbi 1 mijë profesionistë shëndetësor do të ju vinë në ndihmë”.

Statistikat e ditës së sotme sa i përket rasteve me Covid-19, ministri tha  janë shumica të pavaksinuar

“Nga 26 pacientë, janë 6 pacientë që kanë qenë të vaksinuar por nuk është e specifikuar se a janë me një dozë apo dy por me sëmundje shoqëruese”.

Të ngjashme