Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë presin që shumë shpejtë të vijnë kontingjentet tjera me vaksina anti-Covid, raporton Ekonomia Online.
Ai pas vizitës që ka bërë së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në sallën “1 Tetori”, tha se që nga dita e parë janë angazhuar për sigurimin e dhe të dozave tjera të vaksinës.
“Ne nga dita e parë kemi intensifikuar përpjekjet tona për sigurimin e kontingjentit të dytë të vaksinave dhe presim që shumë shpejt të vije. Jemi koshienntë që veç vaksinimit kanë qenë të domosdoshme edhe masat dhe respektimi i tyre në mënyrë që të parandalojmë vdekje tjera dhe të i japim frymë ekonomisë sonë. Vaksina është e siguritë nuk ka efekte serioze andaj mos hezitoni as personel shëndetësor as staf”, tha ai.
Vitia ka thënë se edhe presidentja Osmani ka qenë vazhdimisht e angazhuar në sigurimin e vaksinës.
“Presidentja vazhdimisht ka qenë e interesuar që të ndihmojë në sigurimin dozave të vaksinave. Kontingjenti i parë ka ardhur me 24 mijë doza dhe deri më tani janë vaksinu 3100 personel shëndetësor nga data 8 ose 9 do të fillojë edhe me vaksinimin e personave mbi moshën 80 vjeçare. Procesi është duke shkuar jashtëzakonisht mirë, është bërë shpërndarja edhe nëpër komunat respektive dhe Qendrat e Vaksinimit në këto komuna po vazhdojnë që të bëjënë vaksinimin e personelit shëndetësor të tyre”, tha Vitia.