Ekonomia Online
FUNDIT

Vitia nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Asociacionin për Mbështetje të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

Vitia nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Asociacionin për Mbështetje të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

Me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit për të krijuar një bashkëpumim të ndërsjellët për arritjen e objektivave në të mirën e përgjithshme përmes bashkëpunimit në fushën e Arsimit dhe organizimin e Garave Kombëtare dhe Komunale në fushën e Arsimit, komuna e Vitisë ka nënshkruar sot një Memorandum mirëkuptimi me Asociacionin për Mbështetje të Arsimit dhe […]

Me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit për të krijuar një bashkëpumim të ndërsjellët për arritjen e objektivave në të mirën e përgjithshme përmes bashkëpunimit në fushën e Arsimit dhe organizimin e Garave Kombëtare dhe Komunale në fushën e Arsimit, komuna e Vitisë ka nënshkruar sot një Memorandum mirëkuptimi me Asociacionin për Mbështetje të Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, shprehu gatishmërinë për mbështetje të këtij aktiviteti dhe u zotua se do të jetë gjithnjë i gatshëm për bashkëpunim në realizimin e projekteve që kanë për qëllim ngritjen e cilësisë në arsim. Nënshkrimin e këtij memorandumi e bënë kryetari Haliti dhe kryetari i Asociacionit për Mbështetje të Arsimit dhe Aftësimit Profesional Shkelzim Murtezi.

Objektiv i kësaj marrëveshje është të sigurohet bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet dy palëve për realizimin e projekteve në fushën e Arsimit, si dhe për Organizimin e Garave Komunale dhe Kombëtare në te gjitha fushat e Arsimit si: Biologji, Kimi, Fizikë, Matematike, Muzike, Art, Informatike, Gjeografi, Histori, Gjeologji dhe çdo fushë tjetër.

Palët zotohen të bashkëpunojnë ngushtë dhe në mënyre konstruktive për të ndërmarrë çdo veprim të ndërsjellë që kontribuon për realizimin e projekteve në përmirësimin e Arsimit dhe për Organizimin e Garave Komunale në të gjitha fushat e Arsimit dhe do te nxjerrin akte dhe vendime përcjellëse qe kontribuojnë per realizimin e këtij Projekti./EO

Të ngjashme