Vitia viziton disa biznese në “Albi Mall”, u ofron mbështetje

Prishtinë | 30 Tet 2021 | 15:38 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka vizituar disa biznese në qendrën tregtare “Albi Mall”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, Vitia u njoh për punën që operojnë këto biznese, teksa u premtoi përkrahjen e Komunës së Prishtinës.

Kandidati i VV-së i cili mori 42,54 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, të mbajtura më 17 tetor, do të garojë në raundin e dytë me Përparim Ramën e LDK-së, i cili mori 29.17 për qind të votave.

Ndryshe, raundi i dytë i zgjedhjeve lokale mbahet më 14 nëntor.

No description available.
No description available.

Të ngjashme