Kompania amerikane e njohur si Nuro ka në plan të publikojë veturën e re pa shoferë në vitin e ardhshëm.
Nuro i testoi veturat e saj në R2 në Kaliforni gjatë muajit prill derisa gjatë vitit tjetër do të jepet leja për qarkullim publik dhe blerje të veturës.
Veturat do ta kenë të kufizuar lëvizjen deri në 56 km/orë dhe do lejohet të qarkullojë vetëm në kushte të motit të mirë.
“Lëshimi i lejes së parë të vendosjes është një moment i rëndësishëm në evoluimin e veturave autonome në Kaliforni”, ka deklaruar drejtori i Departamentit të automjeteve motorike në Kaliforni, Steve Gordon.
Kompania Nuro është themeluar nga dy ish-inxhinierë të Google dhe ka fonde nga firma japoneze, Sofbank.