“Viva Fresh” punëson 100 studentë të Kolegjit Universum, pronari ndan përvojat e zhvillimit të kompanisë

Prishtinë | 16 Dhj 2021 | 13:14 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kolegji Universum ka organizuar një ligjëratë (Guest Lecturer) me Xhevdet Rexhepin, pronar i “Viva Fresh Store”, raporton Ekonomia Online.

Filip Ruxho, zv.president për Inovacion dhe Bashkëpunim me Jashtë në “Universum”, tha se kjo iniciativë për të bashkëbiseduar me biznesmenë të suksesshëm synim ka që të inkorporojnë në kurrikulat e tyre përvojat më të mira biznesore.

“Kjo është strategji e kolegjit tonë sepse të dy palët jemi duke shpenzuar energji. Nëse i shfrytëzojmë energjinë dhe të bashkëpunojmë mund të diplomohen studentë. Sot që të kesh sukses është të jesh i jashtëzakonshëm”.

Ndërsa, kryetari i Bordit te Kolegjit Universum, Suad Berisha, theksoi se kompania “Viva Fresh” ka mbi 100 studentë që ka punësuar dhe mbështet në krijimin e përvojave.

“Viva Fresh punëson 3 300 punëtorë. Është rast i mirë të merrni kurajo se si mund të ndërtohet një kompani si Viva Fresh. Kompania Viva Fresh Store ka mbi 100 studentë që ka punësuar dhe mbështet në krijimin e përvojave”.

Gazmir Efendija, drejtor i Burimeve Njerëzore, foli për historikun e “Viva Fresh Store”.

“Në kompani jam qe 9 vjet. Kam punuar në Gjakovë dhe kam startuar në markete të reja. Brenda kompanisë të zotëri Xhevdetit mundësitë janë të mëdha. Viva Fresh Store është themeluar në vitin 2003 dhe dyqanin e parë e kemi hapur në Ferizaj. Operojmë me 99 dyqane. Jemi të shtrirë në 33 qytete. 3 300 punëtorë i kemi gjithsej”.

Xhevdet Rexhepi, pronar i “Viva Fresh Store” tregoi se punës ia kanë nisur qysh para luftës në Kosovë.

“Unë jam një hallkë e zinxhirit të familjes. Gjatë shkollimit e kam parë se po shoh diçka tjetër më shumë. E kam shiju shkollën e mesme. Ne ia nisëm me punu derisa filloi lufta. Ia kam nisë me i shumëfishu kamionët dhe me i ba dyqanet. Kom vazhduar dy vjet me derivate të naftës, mirëpo jam rikthyer me dyqane të Viva Fresh në Ferizaj.  Kur di çka po do, gjen njerëz. Sot e kam bërë punën më ‘smart’. Na jemi bërë më të shpejtë kemi ardhur, këtu ku jem. Na në industri tonë kemi ecur mirë dhe kemi barazuar proceset sa ata që janë në Evropë”.

Rexhepi tha se do të zgjerohen edhe në shtetet e rajonit, si në Maqedoni e Shqipëri.

“Ne do të zhvillohemi edhe në regjion, në Maqedoni, Shqipëri etj. Është mirë që njohuritë që i ke e dinë ku je. Fakulteti është vetëm qasja më e lehtë në intervista. Në Shqipëri kemi bërë logjistikën gati nuk e kemi hapur ende. Ne kemi ecur përpara me procese”.

Sa i përket pandemisë tha se është dashur të përgatiten për mall. Kryetari i Bordit të Kolegji Universum Suad Berisha i dhuroi çmimin për lidershipi për vitin 2021 pronarit të “Viva Fresh Store” Xhevdet Rexhepi.

Të ngjashme