Vizita e Haxhiut e Dibranit në Londër, ambasada e Britanisë së Madhe del me një njoftim

Prishtinë | 08 Shk 2024 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, Kryetari i Komisionit par Legjislacion Adnan Rrustemi dhe me zyrtarë të lartë të ministrisë po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata janë takuar me zyrtarë të lartë në Britaninë e Madhe ndërsa sot për këtë vizitë është deklaruar edhe ambasada e këtij vendi me seli në Prishtinë.

“Me kënaqësi mbështetëm vizitën e Ministres Haxhiu në Britaninë e Madhe dhe ndanim përvojën tonë në kundërshtimin e dhunës me bazë gjinore, rehabilitimin dhe riintegrimin e shkelësve dhe sigurimin e integritetit të sistemit gjyqësor. Një sektor i pavarur, transparent dhe i drejtë i drejtësisë është gurthemeli i një vendi demokratik”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme