Dy zyrtarë iranianë të dëbuar nga Shqipëria, ambasadori Gholamhossein Mohammadnia dhe diplomati Mostafa Roudaki, dyshohet se kanë qenë shkaktarë të anulimit të vizitës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, në Shqipëri, në fillim të nëntorit, shkruan sot Koha Ditore.
Në atë kohë është thënë se kryeministri e anuloi vizitën për shkak të ndarjes nga jeta të një anëtari të kabinetit të tij, por po atë ditë Netanjahu u shfaq në një vend tjetër ballkanik, pikërisht në Bullgari. Diplomatët e shpallur “non grata” dyshohet se kanë lidhje edhe me dy shtetas iranianë të dëbuar në mars të këtij viti nga Shqipëria.
Prillin e shkuar, kryeministri Edi Rama pati theksuar se si ishte parandaluar një komplot terrorist i kurdisur nga regjimi klerikal kundër Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).