Vizita e Schutz dhe darka në rezidencë, ambasadori gjerman zbulon se çfarë folën me Kurtin

Prishtinë | 13 Maj 2023 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka shkruar për darkën që kanë pasur mbrëmë në rezidencën e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pasi që në Kosovë është duke qëndruar drejtoresha për Ballkanin, Susanne Schutz, raporton Gazeta Express.

Kurti në këtë darkë ka qenë i shoqëruar nga zv.ministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, raporton Express.

Rohde ka shkruar se në këtë darkë kanë pasur një diskutim të frytshëm për rrugën përpara lidhur me temat aktuale që ndërlidhen me procesin e dialogut.

Në Kosovë për vizitë ka qëndruar edhe drejtoresha e USAID-it, Samanta Power e cila ka treguar se ka sjellur mesazhin e presidentit Joe Biden për rëndësinë e themelimit të Asociacionit.

Të ngjashme