Mjete të blinduara të Policisë së Kosovës janë nisur drejt bazës në Mitrovicë para vizitës së Vuçiqit.
Njësitë speciale të policisë nga Prishtina janë nisur drejt Mitrovicës për të ofruar siguri.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, për Telegrafin ka thënë se autoritetet e rendit në Kosovës kanë ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme policore konform autorizimeve ligjore, me qëllim të ofrimit të sigurisë në Mitrovicë.
Ndryshe, Aleksandar Vuçiq do të qëndrojë sot e nesër në Kosovë, disa ditë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.