Në Klinikën Emergjente të QKUK-së, ka pasur 214 vizita emergjente në 24 orëshin e fundit.
Prej tyre, 45 reanimime, 53 vizita kirurgjike, 63 internistike, njofton SHSKUK, përcjell Klan Kosova.
43 pacientë kanë marrë shërbime ortopedike ndërsa janë bërë 12 intervenime në sallën e vogël.
Si pasojë e aksidenteve në trafik, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 13 persona.