Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka udhëtuar në Beograd në një vizitë të paparalajmëruar ku është pritur nga presidenti serb Aleksander Vucic.
Presidenca serbe ka lëshuar një komunikatë për zhvillimin e takimit në ora 12:00 të mesditës në ndërtesën e presidencës raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.
Pas takimit mes Vucic e Lajcak do të lëshohet komunikatë për media.
Në anën tjetër grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë do të takohen sot dhe nesër në Bruksel për të diskutuar punën e targave.
Para gjashtë muajsh ishte nënshkruar marrëveshja gjashtëmujore për zhbllokimin e udhëtimit të automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë për targat dhe e njëjta skadon nesër.