Vjedhin nëntë motorë-sharra, i arreston Policia

Prishtinë | 21 Sht 2016 | 11:00 | Nga

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Rasti ishte raportuar me datën 14.09.2016, në stacionin policor jugu në Mitrovicë, ku si cak i kësaj vjedhje ishte një dyqan privat në Mitrovicë.

Sipas Policisë, të dyshuarit përmes thyerjes me forcë kishin depërtuar brenda në lokalin e ankuesit dhe kishin vjedhur nëntë motorë-sharra.

“Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara me datën 19 shtator 2016 në Mitrovicë kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit V. P. 29 vjeçar, dhe K. I. 17 vjeçar, për dyshime të bazuara për vepër penale e vjedhje e rëndë”.

“Deri më tani hetuesit policorë kanë arritur që të gjejnë gjashtë motorë sharra të cilat i janë kthyer pronarit. Dy të dyshuarve pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit policor”, njofton Policia.

Ndaj dy të dyshuarve është iniciuar procedurë për vepër penale “vjedhje e rëndë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme