Vjedhin para në një xhami në Gjilan

Prishtinë | 29 Gus 2020 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Disa persona ende të panjohur me forcë kanë hyrë në xhaminë e Medreses, ku nga kasaforta kishin vjedhur para të cilatë ishin grumbulluar për personat në nevojë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më datë 27-28 gusht në rrugën “Zija Shemsiu”, në Gjilan.

Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore.

“Është raportuar se gjatë natës persona ende të panjohur  me përdorim force kishin hyrë në Xhaminë e Medresesë ku nga kasaforta kishin vjedhur paratë të cilat ishin grumbulluar për personat në nevojë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme