Vjedhja në shtëpinë e Prestreshit, policia jep detaje

Prishtinë | 31 Gus 2020 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Policia ka dhënë detaje në lidhje me vjedhjen e rëndë të ndodhur në Prishtinë, në shtëpinë e Valon Prestreshit, Kryetar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

Sipas policisë, persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një llap-top, një TV dhe dy karikator të zbrazët të pistoletës (me leje).

Rasti është duke u hetuar ende dhe deri më tani nuk ka persona të arrestuar.

Mbrëmë Prestreshi kishte njoftuar përmes llogarisë së tij në Facebook se hajnat i kanë vjedhur disa gjëra me vlerë.

Ai madje ka publikuar disa imazhe se në çfarë gjendje e kanë lënë shtëpinë hajdutët pas vjedhjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme