Vjedhje e rëndë një pompë benzine në Fushë Kosovë: Ua drejton armën dhe ua merr paratë

Prishtinë | 01 Nën 2020 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Vjedhje e rëndë një pompë benzine në Fushë Kosovë: Ua drejton armën dhe ua merr paratë

Gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë ka ndodhur jnë vjedhje e rëndë ku, një person nën kërcënimin e armës ka marrë paratë në një pompë dervivatesh dhe është largaur në ndrejtim të panjohur, shkruan Gazeta Metro.

Në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një grabitje e armatosur.

“Dy viktima meshkuj Kos. kanë raportuar se deri sa kanë qenë në vendin e tyre te punës në një pikë të derivateve, një person i panjohur nën kërcenim të armës (revoles) ua ka marrë një shumë të parave. Sipas viktimave, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Nuk është raportuar për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme