Vjen një risi nga ATK për kuponët fiskalë

Prishtinë | 06 Shk 2017 | 11:57 | Nga

Administrata Tatimore e Kosovës njofton qytetarët të cilët po vazhdojnë të mbledhin kuponët fiskal se për dorëzimin e tyre mbetet forma e njëjtë vetëm se është bërë një ndryshim i vogël.

Në një prononcim për IndeksOnline, zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina-Bytyqi-Sefa ka treguar se për dorëzimin e kuponëve fiskal mbetet forma e njëjtë, por se ndryshimi i vetëm i kësaj është bërë krijimi i një moduli për të pasur mundësi qytetarët të formojnë pyetje rreth plikove.

“ I vetmi ndryshim që është bërë është shqyrtimi i veglave për përgjigjet e qytetarëve në mënyrë online, që është edhe në web faqen e Administratës tatimore, për arsye se çdo qytetarë që i ka dorëzuar plikot me kuponë fiskal ka kërkuar që ta dijë gjendjen e plikos, rimburësimin e mjeteve e kështu me radhë, ndërsa divizioni i arkave fiskale ka qenë i bombarduar prej pyetjeve të qytetarëve për gjendjen e plikove andaj kemi qenë të detyruar të bëjmë këtë ndryshim”, ka thënë Valentina-Bytyqi-Sefa.Ajo ka sqaruar se javën e kaluar IT-ja e ATK-së në bashkëpunim me disa persona tjerë kompetent kanë krijuar këtë modul që njëfarë forme është risi për qytetarët e Kosovës.

“Është forma e njëjtë qysh ka qenë prej fillimit, me apliku njëherë online, me marr aplikacionin me plotësuar me të dhënat personale mandej për t’i dorëzuar, nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Javën e kaluar IT-ja në Administratën Tatimore të Kosovës në bashkëpunim me disa persona tjerë kompetent e kanë krijuar një modul i cili është në web sajtin e ATK-s ku përgjigjet kthehen brenda një kohe shumë të shkurtër për qytetarët të cilët kanë pyetje rreth plikos përreth gjendjes së tyre, prandaj është i vetmi ndryshim në lidhje me këtë çështje me motivin e plotë që të informohen qytetarët sa më shpejt që të dinë kërkesat e tyre për gjendjen e plikove se a është në rregull gjithçka”, ka përfunduar ajo.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme