Vjen reagimi i gruas së deputetit të PDK-së, pas shkarkimit nga posti i drejtoreshës në Postë

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 21:13 | Nga Ekonomia Online

Në vazhdën e shkarkimeve nga institucionet dhe ndërmarrjet publike, sot e ka pësuar një zyrtare e lartë në Postën e Kosovës.

Menaxhmenti i ri i Postës së Kosovës ka shkarkuar Xhyljetë Izmaku-Rama nga pozita e drejtoreshës së Departamentit për Burime Njerëzore, Administratë dhe Protokoll.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vet Izmaku- Rama.

Këtë vendim ajo e ka quajtur vendim me karakter politik.

“Vendimi është i njëanshëm, është vendim me karakter politik. Ky vendim nuk ka të bëjë aspak me shkelje të detyrave të punës, por është vendim që e kam marr sot e që për mua nuk ka qenë aq befasues sepse duke e parë agjendën e tyre se çfarë e kanë normal që ai është një ushtrues detyre i kryeshefit, që e dimë të gjithë se nga është i rreshtuar dhe ky vendim edhe për mu edhe për të gjithë të tjerët është plotësisht politik dhe nuk ka të bëjë aspak me shkelje të detyrave të punës”, ka deklaruar Izmaku-Rama për Insajderin.

Ajo kanë thënë se për 13 vite ka ushtruar këtë detyrë dhe është vlerësuar me 91 përqind të performances në atë që ka punuar.

Mirëpo, ka paralajmëruar që do t’i ndjek të gjitha rrugët ligjore, për vendimin qe e ka marrë menaxhmenti i ri i Postës së Kosovës ndaj saj.

“Do t’i shfrytëzoj të gjitha mekanizmat ligjor që ekzistojnë dhe do të ankohem, do të ngris edhe padi patjetër”, ka deklaruar ajo.

Të ngjashme