Vjosa Omsani uron Pashkët Ortodokse

Prishtinë | 16 Pri 2023 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar besimtarëve ortodoksë Pashkët Ortodokse.

Osmani ka uruar që paqja dhe respekti të jetë në secilën familje.

Urimi i plotë:

Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët. Në këtë ditë, uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje!

Pashkët janë festë e ringjalljes, ringritjes dhe shpresës dhe mundësi për ta ndarë gëzimin e shpresën me të gjithë.

Festat si kjo janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresë për të ardhmen!

Le të dëshmohet në këtë festë shpirti ynë solidar dhe ta vazhdojmë traditën e çmuar të kremtimit të festave në frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë!

Për shumë mote, gëzuar Pashkët ortodoksë!

Të ngjashme