Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus.
Osmani ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook se ishte testuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike pasi kishte pasur kontakt me disa të afërm që kishin rezultuar pozitivë në testin për COVID-19.
Ajo ka thënë se punën do ta vazhdojë nga shtëpia.
“Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronik”, ka shkruar ajo në Facebook.