Vjosa Osmanit i bëhen veturat për servisim, bën gati 35 mijë euro për mjeshtër

Prishtinë | 03 Mar 2023 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Presidenca e Kosovës ka shpallur një tender në vlerë 35 mijë euro për mirëmbajte dhe servisim të veturave. Sipas dosjes së tenderit, gjashtë vetura të ndryshme do të dërgohen te mjeshtri.

Gjashtë vetura të Presidencës së Kosovës janë bërë për mjeshtër.

Për servisimin dhe mirëmbajtjen e tyre është shpallur edhe një tender nga zyra e Vjosa Osmanit.

Për këtë punë janë paraparë të shpenzohen 35 mijë euro.

“Vlera e parashikuar e kontratës: 35,000.00. Kohëzgjatja e kontratës publike kornizë: në muaj 36. Servisimi dhe mirëmbajtja e automjeteve zyrtare 6 vetura. Afati i fundit për pranim të tenderëve 21.03.2023”, thuhet në njoftimin e shpallur, përcjell Demokracia.com.

Në dosjen e tenderit është treguar se në servisim do të dërgohen vetura të llojeve të ndryshme.

“Toyota Landcruiser 2005 (3.0 CC, 1Z-003-01. Toyota landcruiser 2005 (3.0 CC) 1Z-012-01. Toyota Prado 2004 (3.0 CC) 1Z-105-01. VË Multivan 2005 2.5 CC), 1Z-016-01. Toyota Landcruiser (Armoured) 2009 (4.5 CC), 1Z-122-01. Toyota Landcruiser Armoured) 2008 (4.5 CC), 1Z-121-01”.

Presidenca ka treguar se cilat kushte duhet t’i plotësojë kompania që do të marrë tenderin për servisim të veturave.

“Automekanikë – minimum 3 persona. Autoelektricist – minimum 1. Llamarinist-minimum 1. Personel tjetër ndihmës për shërbimet tjera- minimum 2. Stafi (personeli) i kërkuar duhet të ketë përvojë pune të njëjtë së paku 3 vjet. Operatorët Ekonomik duhet t’i kenë në dispozicion pajisjet a).Vinça hidraulik për ngritjen e automjeteve – minimum dy (2) vinça. Automjet për bartjen (tërheqjen e automjeteve ne rast defekti në rrugë) – minimum 1 (një) copë”.

Të ngjashme