Vlerësohen projektet ujore – Aliu: Janë bërë pagesa jashtëzakonisht të larta për projekte të vakëta

Prishtinë | 24 Nën 2021 | 15:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, një konferencë për medie ka paraqitur një varg shkelje që ka konstatuar një grup punues në projektet ujore në vend, raporton Ekonomia Online.

Ai ka sqaruar se me kërkesë të Zyrës Kombëtare të Auditorit, ai tha se kanë bërë analizimin e 142 projekteve, 27 prej tyre në mënyrë të hollësishme e 10 janë shqyrtuar në terren.

Sipas gjetjeve ai tha se ka pasur shkelje të shumta në shumicën e projekteve dhe se janë bërë pagesa jashtëzakonisht të larta për projekte shumë të vakëta.

 “Kemi themeluar grupin punues në kuadër në ministrisë me rekomandim të Zyrës Kombëtare të Auditimit për projektet ujore. Kemi analizuar 142 projekte, 27 në mënyrë të hollësishme, 10 prej tyre edhe shqyrtim në terren”.

“Nga shqyrtimi del se ka pasuar parregullsi në shumicën e këtyre projekteve: inicimi është bërë në mënyrë të shpjet e pa një analizë, inicimi i projekteve është bërë nga stafi politik, pa procedura të projekteve, ka kontrata kornizë deri në 3 vjet”.

“Janë bërë pagesa jashtëzakonisht të larta për projekte shumë të vakëta. Projekti për pastrimin e lumit Shtimjanja 280 mijë euro, ndërsa dizajni për pastrim 299 mijë euro. Rirpojektimi i ujësjellësit në Shipol-Brojë-Skenderaj 196 mijë euro nuk është arsyetuar fare”.

“Projektet në shumicën e rasteve nuk përmbajnë fazat e domosdoshme të projekteve. Janë paguar shuma për vlerësim të projekteve nga një komision 3 anëtar, asnjë projekt nuk ka pasur leje mjedisore e të ndërtimit, ka munguar kontrolli i cilësisë së projekteve”.

“Nuk janë prezantuar librat ndërtimor në asnjë projekt. Shteti ka investuar dhe është lënë anash për kontrolle të cilësisë së projektimit dhe ndërtimit. Detyrë është ta ngrisimi gjendjes së alarmit jo vetëm në fushën e ujarëve, por edhe ne fusha të tjera. Do të bëjmë edhe analiza të tjera”.

Ai nuk ka përjashtuar mundësin që këto të gjetura të dërgohen edhe në Prokurorinë e Shetit nëse vlerësohet se përbëjnë vepër penale, raporton EO.

“Do të bëhen transparente të gjitha vendimet, lejet dhe gjithçka që ka të bëjë me të gjitha projektet. Lëndët do të mund të shkojnë në Prokurori, por së pari do të informojnë Auditorin edhe auditorin e brendshëm, e më pas edhe në Prokuroi nëse janë penale”.

Kur foli për akuzat e aktivistes Shpresa Loshaj, Aliu tha se akuzat e saj se ministria po e favorizon KELKOS-in, kompnai kjo që i është pezulluar leje e ndërtimit të hidrocentraleve, janë të pabaza.

Madje ai tha se është angazhuar ekspertë i njohur botëror që do të merret me vlerësimin e kësaj çështje, por që as ata nuk kanë qasje në ekspertizë.

“Ne kemi pas takim me ekspertin i cili ka bërë koncept të restaurimit të zallit të rupës, eksperti është përzgjedhur për këtë çështje. Ne e kemi situatën gati të përmbyllur me KELKOS-in. Hidrocentrali i Deçanit dhe Bellaja kanë pasur leje, ka pasur padi gjykata ka marrë masë të përkohshme për këto dy raste ne i kemi pezulluar lejet, këto hidrocentrale nuk janë duke funksionuar”.

“Bëhet fjalë për koncept për restaurim të zallit të rupës, vjen një ekspert i njohur botërorë dhe e bënë një koncept, zonja Shpresa na akuzon për mostransparencë, ne e kemi bë publik, nuk kemi marrë pjesë në ekspertizë”.

“Nëse Shpresa mendon me hy në laborator me ekspertin, të bëjë kërkesë, por kjo nuk është e mundur. Nuk mund të ketë asnjë hap të vetëm, KELKOS është investitorë. Këto janë krejt shpifje, unë i takoj ata  në zyre dhe takohet me mua dhe zyrtarët e fushës në prezencë të njëri-tjetrit”.

Të ngjashme