Vlerësohet veprimtaria e Fatos Arapit, shkruante edhe për Shqipërinë e madhe

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 13:22 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, ka mbajtur takimin letrar “Esad Mekuli”. Në kuadër të takimit u organizua sesioni letrar, i cili iu kushtua albanologut dhe veprimtarit të shquar Fatos Arapit në një akademi letrare, raporton Ekonomia Online.

Në nderim të veprës së veprimtarit Fatos Arapi, profesor Emin Kabashi tha se ai përmes veprave të tij gjithmonë ka synuar nevojën e popullit të Arbërisë si dhe etjen e tij për liri.

“Poetika e poezisë së Fatos Arapit me temë Urdhri i Skënderbeut. Poezi me një qasje tjetër artistike që nga lindja kombëtare e këndej. Kjo dëshmon në krijimin e Fatos Arapi. Ky cikël ka një pikë të përkryer të realizimit. Ky fakt ku një struktura e një krijimi poetik shtrin për tokë strukturat e pushteteve të ndryshme”.

“Në të gjitha poezitë poeti Fatos Arapi ka përgjithësuar nevojat për liri si dhe vështirësitë e popullit të Arbërisë. Poeti Fatos Arapi përmes një vargu poetik ka shfaqur një skenë tragjedie e cila ishte krijuar Shqipërinë e madhe. Poeti ka biseduar me Shqipërinë më një bisedë siç di ai për ta gjetur rrugën për jetësimin si dhe lirimin e Shqipërisë”.

“Poeti ka zbërthyer përmes krijimit poetik a të përgjithshmen e njeriut. Me 8 vargje është ndërtuar poezia e cila bën fjalë për rrënimin e Beratit si dhe humbjen e betejës së prijësit të Beratit Muzakës. Përmes kësaj vepre poetike kishte një natë e cila do zgjaste 15 ditë e 15 net.”

Shyqiri Galica kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës tha se Arapi ka sjellë më së shumti frymë të re në krijimet shqipe, raporton EO.

“Ky vizion poetik jo në aq shumë kohë bëhet realitet kur djemtë e Kaçanikut derdhin gjak për lirinë e Kosovës. Poezia e jetës në këtë vepër projektohet si një dinamikë e madhe. Fatos Arapi është një nga krijimtartë që ka sjellë më së shumti frymë të re në krijimet shqipe”.

Ndryshe Galica tha se Arapi ka sjellë në një zë tjetër poetik letërsinë shqipe më ndryshe se sa bashkë letrarët e tij.

“Fatos Arapi që nga veprat e para poetike deri tek ato të fundit sjell në letërsinë tonë një zë poetik paksa tjetër nga brezi i tij duke artikuluar mendimin poetik nëpërmjet figurës së qëndrueshme e specifike, në kompleksin unik e të papërsëritshëm strukturor”.

Ndërsa Adem Xheladini tha se në veprat e Fatos Arapit vërehej një gjendje alarmi u cili tregonte si sinjal gjendjen në të cilën gjendej atdheu shqiptar.

“Bota e tij krijuese është studiuar nga shumë studiues. Poezia jonë e re shtoi aftësimin e përgjithësimit. Fatos Arapi haset shumë rrallë në krijimet e tij poetike, por thellë në veprat e tij ndihet një atmosferë alarmi. Një atmosferë alarmi njihet vazhdimisht në poetikën e tij si një sinjal i cili tregon gjendjen në të cilën gjendet atdheu”.

“Është alarm i kaosit dhe i realitetit i cili e rrethon vendin. Lidhja e tij për detin paraqitet aty kur ai shpesh e krahasonte veten me detin madje edhe më poezinë ‘Po përshëndetem me detin’”.

Të ngjashme