Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, ka mbajtur sonte një tubim në Kodrën e Trimave.
Ai tha se banorëve të kësaj pjese, iu është premtuar shumë që prej pas luftës, por nuk iu është dhënë asgjë.
“Nuk premtova, se s’ka çka ju premtohet më këtyre njerëzve dhe kësaj pjese. U zotova të zgjidh çdo problem të tyre, në çdo cep. Edhe infrastrukturën, edhe objektet shkollore e çerdhet. Të zgjidh çështjet që lidhen me pronën dhe edhe atë komunale”, ka shkruar Vllahiu në faqen e tij në Facebook.
“U zotova ta krijoj Fondin e Zhvillimit për Kodrën e Trimave, me partneritet publiko-privat. Të investoj për ta ndryshuar, për ta zhvilluar, për të krijuar mundësi për të rinjtë që të qëndrojnë në vendin e tyre, me perspektivë, me dinjitet”.
“Ndryshimi ka filluar”, ka shkruar këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj.