Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, ka vizituar Kolovicën e Vjetër. Këtë pjesë të qytetit, Z. Vllahiu e quan si tërësisht të harruar nga komuna. Lexoni shkrimin e plotë të Z. Vllahiu, të cilën e ka postuar në faqen e tij zyrtare në facebook
“Në Kolovicën e Vjetër. E mbuluar me bërllog, me fëmijët që e kanë lënë shkollën e kësaj pjese për të vijuar mësimet në pjesë tjera të qytetit, me rrugët pa trotoare e rrezikun nga qentë. Pa asnjë mbështetje të qeverisë aktuale të kryeqyetit, hiq bashkëpartiakët. Prishtina shtrihet në të gjitha pjesët e saj, por pushteti e ka harruar”.