Vizitën në organizatat e dala nga lufta, kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Arbër Vllahiu, e përfundoi në Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve.
Naser Pacolli, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, tha se shpreson që bashkëpunimi me komunën e Prishtinës të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve lokale.
Ndërsa Arbër Vllahiu theksoi se këto kategori duhet të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme dhe më të barabartë, raporton Ekonomia Online.
“Punësimi, çështja e taksave, lirimi nga pagesa për biletat e autobusëve, çështja e shëndetësisë do të jenë prioritet”, tha Vllaiu.
Ai shtoi se këto kategori do të kenë prioritet në punësim dhe nuk do të jenë të neglizhuar nga shoqëria.