Çfarë të studiojmë që të punësohemi?

Prishtinë | 07 Jan 2020 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Tregu i punës në Kosovë çdo ditë e më tepër po konsiderohet si shumë i vështirë për gjeneratat e reja

Një ndër vështirësitë kryesore që secili i ri përballet pas përfundimit të shkollës së mesme apo fakultetit, është gjetja e një vendi të punës.Shkollat dhe universitetet në vendin tonë, janë të fokusuara kryesisht në pjesën teorike dhe studentët shumë pak dinë se çfarë në të vërtetë ndodhë në bizneset private.

Në vendin tonë, shumica e rinisë pas përfundimit të shkollës së mesme, drejtohen në universitete publike e private dhe drejtimet që studiojnë kryesisht janë Fakulteti Ekonomik dhe ai Juridik. Kjo ka krijuar një dis-harmoni në tregun e punës, ku për rrjedhojë edhe shumë prej tyre janë të papunë, edhe pse janë të diplomuar, e besa edhe kanë të kryera studimet pas universitare.

Shtetet e zhvilluara kanë përdorur strategji më të avancuara për profesionalizimin e gjeneratave dhe përgatitjen për tregun e punës, duke ofruar shkolla profesionale për profesionet në të cilat ka mungesë të kuadrove. Një strategji të tillë ka filluar ta përdor edhe Kosova.

Shkollat profesionale po vlerësohen një mundësi e mirë për rininë që të specializohen në fushat ku vendi i punës është, pothuajse, i garantuar.

Një ndër fushat që nevoja për specialistë është e madhe dhe po vazhdon të rritet çdo ditë e më tepër, është programimi. Për të rinjtë që akoma nuk kanë vendosur të zgjedhin profesionin me të cilin do të merren në të ardhmen, ose atë që në profesionin tashmë të përzgjedhur nuk janë realizuar, rekomandohet të fillojnë me trajnime apo shkollim profesional në këtë lëmi.

Kjo për arsye se, siç u tha më sipër, numri i vendeve të punës për këto profesione në Kosovë dhe kudo tjetër, është shumë i madh. Programimi mund të duket si profesion i vështirë, por me një shkollim me metoda adekuate dhe me ligjërues të kualifikuar, është lehtësisht e mundur.

Një ndër shkollat profesionale të akredituara në Kosovë si PBC Academy, ka sjellë shumë programerë në treg dhe ka trajnuar shumë student në gjuhët programuese si Java, Python apo SQL që pas përfundimit të trajnimeve, menjëherë janë punësuar. Në PBC Academy, ju keni mundësinë të trajnoheni dhe certifikoheni në lëmitë më të kërkuara në Kosovë dhe në botë./GE

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme