Vllasi: Asociacioni është kërkesë e Serbisë, jo nevojë reale e serbëve të Kosovës

Prishtinë | 20 Jan 2024 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Draftstatuti i Asociaiconit që është prezantuar ka pika që janë jashtë Kushtetutës së Kosovës, thotë avokati dhe njohës i çështjeve politike, Azem Vllasi.

E që të mos të shkelet Kushtetuta, Vllasi thotë që Kosova duhet ta bëjë vetë një draft statut.

ë një intervistë për Front Online, Vllasi thotë që Asociacioni duhet të zgjidhet brenda Kosovës, e jo me BE-në e as Serbinë.

“Draft-Statuti i propozuar mund të merret si bazë, por ka dimensione që dalin jashtë Kushtetutës. Më së miri do të ishte që Qeveria të del me propozim të vetin. Kjo është çështje e brendshme e Kosovës bashkë me serbët e Kosovës, e jo punë e përbashkët as me Serbinë as me BE. Asociacion si formë e bashkëpunimit mes komunave me shumicë serbe për disa çështje specifike në interes të tyre po, ndërsa si qeveri e veçant për Serbët e Kosovës e lidhur me Qeverinë e Serbisë si synon Vuçiqi jo. Nëse nuk pranohet që Asociacioni të jetë përbrenda Kushtetutës së Kosovës, atëherë të hiqet dorë dhe shantazhimet mos të pranohen”, tha ai.

Vllasi: Asociacionin po e përdorë Serbia si shantazh

Njohësi i politikës, Azem Vllasin në një prononcim për Front Online ka thënë që serbët kanë të drejta në Kosovë edhe pa Asociaciont.

Mirëpo, kjo po përdoret si shantazhim nga Serbia.

“Nuk është me rëndësi kur formohet ai asociacion. Serbët kanë të drejta të plota me Kushtetutë saqë mungesa e Asociacionit nuk i lë keq për asgjë. Asociacioni më shumë shtrohet nga Serbia si shantazhim sesa si nevojë reale e Serbëve të Kosoves”, ka thënë ai

Vllasi për peticionin në Veri: Zgjedhje të reja mund të ketë vetëm nëse Serbia i mbulon shpenzimet

Në katër komunat veriore të Kosovës ka nisur tanimë edhe mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë.

Për këtë, njohësi i politikës, Azem Vllasi ka thënë që zgjedhje të reja mund të ketë vetëm nëse Serbia i mbulon shpenzimet.

“Nuk kishte asnjë arsenal për dorëheqje të kryetarëve që ishin. Nuk kishte asnjë arsenal të bojkotohen zgjedhjet kur Serbët mund të kishin kryetarët e ri. Tash le të presin. Nëse plotësohen kushtet përmes peticionit, zgjedhje të reja mund të ketë vetëm nëse Serbia i mbulon shpenzimet ngase krejt këto marinate në komunat veriore po dirigjohen nga Serbia”, u shpreh ai.

Peticioni për shkarkimin e kryetarit të komunës po mbahet në bazë të Udhëzimit Administrativ që Qeveria e Kosovës e miratoi shtatorin e vitit të kaluar për t’i hapur rrugë shpalljes së zgjedhjeve lokale në komunat në veri, pasi serbët lokalë nuk po i pranojnë kryetarët shqiptarë.

Serbët kishin bojkotuar zgjedhjet e prillit të kaluar, në të cilat u zgjodhën kryetarët e rinj shqiptarë. Nisja e mandatit të tyre në fund të majit, rriti tensionet në veriun e Kosovës.

Nëse KQZ-ja konfirmon se peticioni ka qenë i suksesshëm, më pas organizohet votimi për shkarkimin e kryetarëve.

Ky votim duhet të mbahet brenda 45 ditësh. Që ky votim të jetë i suksesshëm, kërkohen 50 për qind, plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote.

Të ngjashme