Ekonomia Online
FUNDIT

Vlora Çitaku ka një njoftim me rëndësi për të gjithë kosovarët që jetojnë në SHBA

Vlora Çitaku ka një njoftim me rëndësi për të gjithë kosovarët që jetojnë në SHBA

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka bërë një apel për kosovarët të cilët jetojnë në Amerikë. Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku u ka bërë thirrje kosovarëve të cilët kanë emergjencë, t’i paraqesin kërkesat e tyre për kthim në e-mail të ambasadës. Ajo ka thënë se institucionet përkatëse të Republikës së […]

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka bërë një apel për kosovarët të cilët jetojnë në Amerikë.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku u ka bërë thirrje kosovarëve të cilët kanë emergjencë, t’i paraqesin kërkesat e tyre për kthim në e-mail të ambasadës.

Ajo ka thënë se institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po bëjnë përpjekje dhe koordinim të vazhdueshëm për të mundësuar kthimin e sigurt në atdhe.

Postimi i plotë i Vlora Çitakut në Facebook:

I lusim të gjithë qytetarët e Kosovës që janë në SHBA dhe të cilët të kanë emergjencë të vazhdojnë t’i paraqesin kërkesat e tyre për kthim në email të Ambasades (ata të cilët nuk e kanë bërë deri tani), duke bashkangjitur kopjen e pasaportës dhe të vizës.

Institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po bëjnë përpjekje dhe koordinim të vazhdueshëm për të mundësuar kthimim e sigurt në atdhe.

Të ngjashme