Vlora Çitaku me një rrëfim interesant: Walker ishte punëdhënësi im i parë

Prishtinë | 20 Jan 2023 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka treguar një detaj interesant të jetës së saj personale.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka treguar se ish-shefi i OSBE-së William Walker ishte punëdhënësi i saj i parë.

“Kënaqësi ta takoja sërish Ambasadorin Walker. Ambasadori Walker është njeriu i parë, pas prindërve të mi, që më ka besuar dhe dhënë përgjegjësi. Ai ka qenë eprori im i parë në vjeshtë të vitit 1998 kur pata filluar punën me Misionin Verifikues të OSBE në Kosovë”, ka shkruar ish-ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku.

Më tej, ajo kujton me fjalët më të mira ish-diplomatin amerikan.

“Edhepse atëbotë shumë e re në moshë (as 18 vjeçe) Ambasadori gjithmonë më ka trajtuar me respekt. Më ka mbrojtur dhe më ka mbështetur. Më ka dhënë vetëbesim. Faleminderit Ambasador”, shkruan ajo.

Të ngjashme