Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Çitaku shkroi se vizitën e realizoi dhe se Hashim Thaçi me bashkëluftëtarë i gëzohen çdo suksesi të Kosovës dhe nuk e bëjnë as përpjekjen më të vogël për të ndërhyrë politikisht.
“E kam vizituar ish Presidentin në Hagë. Së fundi dje. Ai dhe bashkëluftëtarët e tij e kanë para vetës një betejë të rëndësishme për historinë e luftës sonë çlirimtare. Sigurisht, edhe nga burgu, i gëzohen çdo suksesi të Kosovës, por as përpjekjen më të vogël nuk e bëjnë për të pasur çfarëdo lloj ndikimi politik”, ka shkruar Çitaku.
Duhet përkujtuar që së fundi ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ish-deputeti Rexhep Selimi dhe të gjithë ish-pjesëtarët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë janë vizituar nga miq të shumtë të cilat jetojnë në Kosovë.
Postimi i plotë:
Raporti i fundit i “Freedom House”, ku përmendet ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i pasaktë.
Presidenti Thaçi pothuajse dy vjet po mbahet padrejtësisht në Qendren e Paraburgimit në Hagë, duke iu mohuar e drejta për mbrojtje në liri.
Duke mos qenë as fizikisht në Kosovë, e aq më pak politikisht aktiv, do të doja ta di formulën magjike që sipas raportit në fjalë, z.Thaçi e paska përdorur për të zgjedhur e emëruar njerëz në Kosovë. Për më tepër, çdo vizitë dhe çdo telefonatë e zotit Thaçi është e monitoruar.
Këto lloj raportesh, po të mos ishin edhe të dëmshme, do të ishin thjeshtë qesharake.
Janë pikërisht raporte të tilla, pa burim informacioni dhe pa asnjë fakt të vetëm, që Prokuroria në Hagë mezi pret t’i keqperdor për t’i lënë krerët e UÇK-së edhe më tutje në paraburgim.
E kam vizituar ish Presidentin në Hagë. Së fundi dje. Ai dhe bashkëluftëtarët e tij e kanë para vetës një betejë të rëndësishme për historinë e luftës sonë çlirimtare.
Sigurisht, edhe nga burgu, i gëzohen çdo suksesi të Kosovës, por as përpjekjen më të vogël nuk e bëjnë për të pasur çfardo lloj ndikimi politik.