VMRO sërish ankohet për marrëveshjen Maqedoni – Greqi

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 14:16 | Nga

Përmes një komunikate, VMRO-DPMNE ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev për nënshkrimin e marrëveshjes së kapitullimit dhe për ndryshimin e emrit dhe identitetit maqedonas.

“Nënshkrimi i një marrëveshje kapitulluese për ndryshimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, duke hequr dorë gjithçka që është maqedonase, është një lajm i mirë vetëm për Zoran Zaevin dhe LSDM-në. Për askënd tjetër”.

Sipas VMRO DPMNE-së, Zaev është një njeri që po tërheq tatëpjetë Republikën e Maqedonisë, raporton Portalb.

“Ai premtoi se nuk do të pranonte ndryshim të emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, por tani ai shet interesat kombëtare dhe shtetërore të të gjitha partive nga pozita e qeverisë”, fajësojnë këtë mëngjes nga partia e opozitare VMRO DPMNE.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme