Vodhën gjësende të ndryshme dhe i shitën ato, bien në pranga katër të dyshuar në Deçan

Prishtinë | 03 Nën 2022 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Policia në rajonin e Pejës ka arrestuar katër persona tё dyshuar për disa vepra penale – “vjedhje nё tentativë”, “vjedhje dhe blerje”, “pranimi ose fshehja e sendeve tё përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Sipas njoftimit, të dyshuarit janë kapur pas një pune hetimore rreth 2-javore.

“Policia e Kosovës, nё Stacionin Policor në Deçan, nga data 17.10.2022 e deri me datё 01.11.2022, janё raportuar pesё (5) raste tё vjedhjeve tё gjësendeve tё ndryshme. Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Deçan, me datë 01.11.2022, ёshtё identifikuar dhe arrestuar njё person i dyshuar, ndёrsa i dyshuari i dytё ёshtё arrestuar me datё 02.11.2022”, thuhet në kumtesën e policisë të rajonit të Pejës.

Aty thuhet, se policia nё koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka arrestuar edhe dy persona tjerë tё dyshuar pёr veprën penale “blerja, pranimi ose fshehja e sendeve tё përfituara me kryerjen e veprës penale”.

“Nga Policia janё sekuestruar: 2 gjeneratorë, 4 copё goma tё veturave dhe 1 mjet pёr larjen e veturave, tё njëjtat do t’u kthehen pronarёve legjitimë pas pёrfundimit tё proceduarve ligjore”, thotë policia.

Pas intervistimit, tё dyshuarit për vjedhje janë dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё, ndёrsa dy tё dyshuarit pёr veprёn tjetër penale blerja, pranimi ose fshehja e sendeve tё përfituara me kryerjen e veprёs penale, janё liruar nё procedurё te rregullt. 

Të ngjashme