Era Istrefi vazhdon me suskeset e radhës drejt famës së saj ndërkombëtare.
Ajo gjatë qëndrimit të saj në Los Angjelos, ka dhënë një intervistë për Vogue ku ka treguar çdo gjë për suksesin e saj.
“Këtë verë, këngëtarja 22-vjeçare Era Istrefi nga Kosova u bë senzacion në internet. Hiti i saj internacional “Bonbon”, i cili ka arritur më shumë se 133 milionë klikime në Youtube e bëri Istrefin njërin prej yjeve më të famshëm të vitit të kaluar.”-nis shkrimi në revistën prestigjioze.