Dua Lipa po e jeton fantazinë e saj prej pop ylli me koleksionet më të mira të Javës së Modës në New York.
Kështu shkruan revista prestigjioze e modës “Vogue”, që ka realizuar një video të veçantë me këngëtaren nga Prishtina, Dua Lipa.
“Gjatë vitit të kaluar Dua Lipa ka dominuar me stilin e saj. Ylli britanik i popit është duke u përgatitur që në prill të sjellë albumin e sofistikuar, ‘Future Nostalgia’, me një modë që është edhe aktuale edhe tërheqëse, duke bërë një bashkëdyzim të markave dhe dizajnerëve. Njerëzit e duan dhe paparacit janë të obsesionuar pas saj”, shkruan Vogue, që shton se nuk munden të ndalen së dëgjuari hitin e saj të fundit “Physical”.
Prandaj, Dua Lipa është ylli kryesor i koleksioneve të vjeshtës 2020.
“Për videon e koleksionit më të ri vjeshtë 2020 – me regji të Bardia Zeinali dhe të stilizuar nga Jorden Bickham – donim të tregonim se sa shumë jemi të magjepsur me stilin e saj”, shkruan Vogue.
E në një sekuencë dëgjohet edhe një dialog shqip me Dua Lipën.
Më poshtë mund ta shikoni videon e veçantë me Dua Lipën.
https://www.youtube.com/watch?v=aO_76YhBymM&feature=emb_title