Edhe pse Volkswageni akoma s’ka lansuar veturë tërësisht elektrike, gjiganti gjerman po konsideron të sjellë një të tillë me performanca të forta.
Kompania po dëshiron të krijojë një divizion “R” për automobilat elektrikë.
Pas skandaleve viteve të fundit, kompania po dëshiron të rifitojë reputacionin përmes tregut të veturave elektrike. Deri tash janë njoftuar katër modele ID, me të parin që del në shitje më 2020.
“Nëse e bëjmë një veturë elektrike ‘R’ do të jetë tamam siç duhet ose s’do të ketë fare”, ka thënë Jost Capito, shef i këtij divizioni.