Kohët e fundit janë rritur spekulimet se Volkswageni po përgatitet të prodhojë një version më të fuqishëm të Golf R.
Informacioni është dhënë në faqen e 347-të broshurës, e cila vjen me Golfin e gjeneratës së tetë. Bëhet fjalë për një model me 328 kuaj fuqi, që i bie 13 kuaj fuqi më i fuqishëm se Golfi R standard.
Këtë fuqi e mundëson versioni i modifikuar motorit 2.0 litërsh ,me katër cilindra, turbo-benzinë.
Këtij modeli do t’i duhen 4.7 sekonda për të arritur shpejtësinë prej 0 në 100 km\h. Shpejtësia maksimale do të jetë 250 km\h.
Golf R Plus pritet të dalë në treg në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2022.