Volkswageni synon të prodhojë një milion automjete elektrike deri 2024

Prishtinë | 30 Dhj 2019 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti gjerman i automjeteve, Volkswagen, në vitin 2020 do të prodhojë edhe një model të ri nga seria elektrike ID.

Modelit ID.3 Hatchback do t’i bashkohet Crossoveri Crozz i cili do të ketë emrin ID.4, transmeton Koha.net. Të dy modelet do të prodhohen në fabrikën në Zwickau, Gjermani.

ID.3 dhe ID.4 do të jenë “kurrizi” i elektrifikimit të automjeteve të Volkswagenit, qëllimi i të cilit është që deri në vitin 2024 të prodhojë një milion automjete elektrike.

Volkswageni, po ashtu, deri ka mesi i dekadës së ardhshme do të prodhojë 1.5 milion automjete elektrike dhe në tërë këtë projekt të elektrifikimit ky prodhues gjerman ka investuar afro 10 miliardë euro.

Gjithashtu, ky gjiganti gjerman në fillim të këtij muaji ka shënuar jubileun me 250,000 njësi të e-Golfit të shitura, i cili do ta zëvendësojë ID.3.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme