Anëtarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën, Viola von Cramon – Taubadel, do të mbajë sot një konferencë për medie.
Von Cramon është duke qëndruar në Kosovë prej dy ditësh, ku të dielën ka qëndruar në Prizren në vizitë të momnumenteve kulturore.
Gjatë ditës së hënës, Von Cramon është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe me kryeministrin Albin Kurti me të cilët ka biseduar gjerësisht rreth aktualitetit politik, por me fokus dialogun me Serbinë.
Ndërsa, sot Von Cramon do t’i drejtohet gazetarëve në hotel “Sirus” me fillim prej orës 14:30.