Eurodeputetja Viola von Cramon, që vjen nga Partia e të Gjelbërve në Gjermani e ka quajtur lajm të mirë vendimin e qeverisë së Kosovës për të refuzuar projektin e gazifikimit për Kosovën.
Von Cramon ka shkruar në Twitter se vendimi është në të mirën e ambientit dhe në linjë me Planin e Gjelbër Evropian.
“Vendim shumë i mirë. Faleminderit për vendimin qartësisht më miqësor ndaj ambientit i cili është më i mirë për klimën tonë, për qytetarët tuaj dhe në linjë me Planin e Gjelbër Evropian”, ka shkruar ajo.