Von Cramoni pret se me Planin evropian 5 shtetet e BE-së ta njohin Kosovën

Prishtinë | 01 Mar 2023 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pret që Plani evropian të shtyjë pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë, raporton Deutsche Welle.

Nga 27 shtetet anëtare të BE-së, Kosovën nuk e njohin ende Spanja, Rumania, Sllovakia, Qipro e Greqia.

Von Cramon beson se me marrëveshjen kjo do të ndryshonte dhe do të hapej formalisht rruga e Kosovës drejt BE-së.

“Edhe nëse mungon nënshkrimi përfundimtar, ky është një sukses i madh politik për BE-në dhe për të gjithë rajonin”, ka thënë Von Cramon për “Deutsche Wellen”.

Von Cramon të martën në “Twitter” ka thënë se “e mirëpret pranimin e propozimit-marrëveshjes për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Duhet kurajë, vullnet politik dhe lidership për të arritur marrëveshje”, ka thënë Von Cramon.

Të ngjashme